Kosovë, Ramush Haradinaj: Qeveria Mustafa erdhi dhe iku me turp

Kosovë, Ramush Haradinaj: Qeveria Mustafa erdhi dhe iku me turp

16:09, 10/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e qeverisë. Në një konferencë për media, Haradinaj tha se pushteti po i kthehet sovranit, popullit të Kosovës, ngase Qeveria Mustafa, siç tha ai, “erdhi dhe shkoi me turp”.

Haradinaj ka kritikuar qeverinë për paaftësi në qeverisje dhe paaftësi për t’u përballë me Serbinë në çështjet politike.

Koalicioni PDK- LDK, ka nënvizuar ai, e ka vënë Kosovën në një katrahurë politike dhe se tani, ka thënë ai, është koha që vendi të rimëkëmbet.

Ai tha se nëse vjen në pushtet, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi do ta rikthente në fillim, duke e anuluar marrëveshjen aktuale dhe rinegociuar një marrëveshje të re me Podgoricën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco