Bie qeveria e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje

Bie qeveria e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje

14:32, 10/05/2017
A+ Aa A-

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Mocioni i opozitës ka mbledhur votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Pas afërsisht tre orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Përveç opozitës, rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

marjani10/05/2017 15:11

Ne Shqiperi, mire apo keq, kemi te majtet me ne krye PS qe vijne me ne pushtet me rritje taksash dhe zmadhim burokracie, dhe te djathtet me ne krye PD qe vijne ne pushtet me ulje taksash dhe tkurrje te burokracise!!! Pra ndarja behet mbi bazen e ekonomise. Ne Kosove nuk ka asnje lloj ndarje te kurrfare ideologjie; as politike, as ekonomike!!! Programet elektorale jane pothuajse identike!!! Ndarjet jane vetem shoqerore, klanore!!! Dhe nqs ne nje demokraci duhet te alternohen e majta me te djathten (si kusht i nevojshem dhe i domosdoshem), elektorati ne Kosove nuk e ka kete shans!!! E vetmja shprese e votuesit atje, eshte te zgjedhe qeverisesin e mire!!! Prandaj nuk mund te bejme paralele me Shqiperine!

Qytetar10/05/2017 14:36

Sa me i shpejte te jete dhe ketu me qeverrine ramoviç droges.

Iliri10/05/2017 14:35

Lajm i mire, te rrezojme dhe qeverine ketu dhe te cojme vendin ne zgjedhje...:)

Shto koment

Denonco