Gjykata refuzon lirimin e drejtorit të policisë: Vendos Beogradi

Gjykata refuzon lirimin e drejtorit të policisë: Vendos Beogradi

08:21, 06/10/2016
A+ Aa A-

Gjykata e Nishit në Serbi ka refuzuar kërkesën për lirimin e drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Nishit, Vladimir Stanojeviç, i cili ka thënë se për rastin e drejtorit do të vendosë Beogradi, shkruan Koha Ditore.

“Ankesa e mbrojtjes u refuzua dhe lënda u dërgua në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd. Tani ata e kanë në dorë të vendosin se si do të zhvillohet më tej ky proces”, ka thënë Stanojeviç.

Thaçi ishte arrestuar të enjten me një vendim të Gjykatës së Nishit të lëshuar në vitin 2010, nën dyshimin për terrorizëm.

Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa po kalonte kufirin Kosovë - Serbi, për të dalë në vende të Bashkimit Evropian, ai është arrestuar nga autoritetet serbe.

Pas kësaj, më 30 shtator, Gjykata e Nishit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për arrestimin e Thaçit ka pasur reagime nga pala kosovare, e cila madje ka kërkuar nga autoritet serbe që ta lirojnë sa më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco