Ambasada e SHBA reagon ashpër për dhunën në Maqedoni dhe përkrah shqiptarët

Ambasada e SHBA reagon ashpër për dhunën në Maqedoni dhe përkrah shqiptarët

22:54, 27/04/2017
A+ Aa A-

Dhunën në Parlamentin e Maqedonisë e ka dënuar ashpër edhe ambasada amerikane në Shkup.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada e SHBA thotë se dhuna në Parlament nuk është në përputhje me demokracinë dhe nuk është mënyrë e pranueshme për të zgjidhur problemet.

“Është e rëndësishme që të gjitha partitë të respektojnë proceset demokratike dhe ligjin dhe të përmbahen nga aktet e dhunës e cila përkeqëson situatën. Shumica e deputetëve kanë zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit gjatë seancës së rregullt parlamentare, ku kanë qenë dëshmitarë deputetët dhe mediat. Ne do të punojmë me të për të mbështetur demokracinë dhe për të avancuar interesat e Maqedonisë”, ka thënë ambasada amerikane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco