Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Kaosi në Maqedoni, flet Presidenti Ivanov: Të gjitha partitë të mblidhen tek mua

Kaosi në Maqedoni, flet Presidenti Ivanov: Të gjitha partitë të mblidhen tek mua

22:35, 27/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Maqedonisë George Ivanov më në fund ka reaguar për kaosin në Shkup, ku u dhunuan brenda Parlamentit deputetë e gazetarë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ivanov bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Presidenti i Maqedonisë u kërkoi krerëve të partive politike që nesër të mblidhen në zyrën e tij dhe të diskutojnë për mundësitë e daljes nga kriza politike.

“Bëj apel për uljen e tensioneve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet e Maqedonisë.  Secili duhet të jetë i përgjegjshëm për hapat e vetë. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me ruajtjen e karakterit unitarë të shtetit. Nuk ka çështje për të cilën nuk mund të arrihet zgjidhje përmes dialogut. Andaj i ftoj liderët e partive politike që nesër të vijnë në kabinetin tim që ti shqyrtojmë të gjitha opsionet për dalje nga kjo krizë. Liderët e kanë marrë besimin e qytetarëve dhe janë më të thirrurit për të gjetur zgjidhje. askush nga jashtë nuk do ti zgjidh problemet tona në rast se ne nuk i zgjidhim vetë”, deklaron Presidenti Ivanov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco