VIDEO/ Tmerr në Maqedoni, shikoni si huliganët dhunojnë Zaevin dhe deputetët

VIDEO/ Tmerr në Maqedoni, shikoni si huliganët dhunojnë Zaevin dhe deputetët

21:29, 27/04/2017
A+ Aa A-

Huliganët e mbledhur jashtë Parlamentit nuk kanë lejuar asnjë ambulancë për të hyrë në parlament dhe për të ofruar ndihmë për të dëmtuarit Zoran Zaev, Damian Mançevski dhe Maksim Dimitrievski dhe Zijadin Selën.

Deri tani zyrtare është se numri i të plagosurve ka arritur deri në tetë persona.Shtatë persona me dëmtime në kokë dhe një me lëndim të gjurit janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor publik, Jasminka Çabukovska, njofton TetovaSot. Ajo tha se të tetë të pranuarit në klinikë vetëm një person i cili ka pasur tronditje u shtrua në spital, por është në gjendje të mirë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

The book of Job28/04/2017 10:21

Akt brutal, por jo temerr! Temerr eshte varferia e njerezve pa pushtet, temerr eshte dhuna qe politika ushtron ndaj individit, temerr eshte te drejtohesh nga injorante, temerr eshte papunesia, temerr eshte dhuna e ambasadoreve UE+USA qe nuk pyesin per voten e lire, temerr eshte "eskobarizimi" i politikes, temerr eshte te kalosh nga DIKTATURA KOMUNISTE ne DEMOKRATURE dhe nga DEMOKRATURA ne ESKOBARIZEM+ENVERIZEM! AMBASADOR LU E PAC SHQIPERINE ME QAFE! AMBASADORE VLLAHUTIN GO HOME!

Shto koment

Denonco