Flet Ziadin Sela: Më sulmuan dhunuesit e Parlamentit

Flet Ziadin Sela: Më sulmuan dhunuesit e Parlamentit

20:47, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i LR-PDSH-së në Maqedoni, Ziadin Sela në një prononcim për Strugalajm.com konfirmon se edhe ai ka qenë shënjestër e grupit që sulmoi deputetët në parlamentin e Maqedonisë.

Edhe pse nuk pranoi të flasë më shumë detaje, Sela konfirmoi se ai ishte rrethuar dhe ndaj të tij është ushtruar dhunën.

Mediat maqedonase kanë publikuar foton më poshtë, për të cilën pretendojnë se është Ziadin Sela në momentin që është dhunuar nga protestuesit.

Mbështetës të partisë së Gruevskit, VMRO-DPMNE, sulmuan Parlamentin e Maqedonisë dhe ndërhynë në ambientet e brendshme pasi kryeparlamentar u zgjodh shqiptari Talat Xhaferi.

Protestuesit sulmuan deputetët dhe gazetarët, duke i qëlluar me grushte, karrige dhe sende të forta. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco