VIDEO/ Haradinaj sulmon autoritetet në Kosovë: Nuk e kanë treguar veten, keqardhje!

VIDEO/ Haradinaj sulmon autoritetet në Kosovë: Nuk e kanë treguar veten, keqardhje!

20:32, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve, pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës.

Ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e Kosovës.

"Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje", ka thënë ndër të tjerash Haradinaj.

Haradinaj, është liruar sot në mëngjes nga gjykata e Colmar në Francë, ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco