Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

VIDEO/ Haradinaj mbërrin në Kosovë: Ti tregojmë vendin Serbisë dhe atyre që i nënshtrohen asaj në Kosovë

VIDEO/ Haradinaj mbërrin në Kosovë: Ti tregojmë vendin Serbisë dhe atyre që i nënshtrohen asaj në Kosovë

20:31, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve, pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës.

Ai ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore karshi tij.

“Kemi fqinj që është armik, sillet armiqësisht. Duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin", ka thënë Haradinaj.

"Kemi njerëz të brendshëm që nënshtrohen, edhe atyre duhet t’ia tregojmë vendin", ka thënë Haradinaj.

"Nëse duhet të jemi të sinqertë me veteven, duhet ta shohim shembullin e Kroacisë", është shprehur ish-komandanti i UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë treguar të zotë gjatë muajve të fundit, sa ai ka qëndruar në Francë, dhe i ka përshëndetur ata për mbështetjen.

Por, ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e vendit.

"Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje", ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e Kosovës: "Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje",

Haradinaj, është liruar sot në mëngjes nga gjykata e Colmar në Francë, ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco