Tensionet në Maqedoni, reagojnë ambasadorët: E papranueshme! Policia të ndërhyjë, partitë të qetësohen

Tensionet në Maqedoni, reagojnë ambasadorët: E papranueshme! Policia të ndërhyjë, partitë të qetësohen

20:02, 27/04/2017
A+ Aa A-

Ambasadori i Suedisë në Maqedoni, ka reaguar në emër të ambasadorëve të BE-së që ndodhen në Shkup, për gjendjen e jashtëzakonshme ku ndodhet vendi.

Përmes një deklarate për mediat, ambasadori suedez e quajti të papranueshme dhunën e ushtruar nga protestuesit ndaj deputetëve. Ai u bëri thirrje partive gjithashtu që të qetësohen e dialogojnë. Diplomati kritikoi edhe policinë e Ministrinë e Brendshme, për shkak të paaftësisë për të ndërhyrë dhe për të ndalur tensionet.

“Kemi marrë informacione rreth orëve të fundit, kemi  parë dhunën që është ushtruar nga qytetarët ndaj të zgjedhurve. Kjo është e papranushme. U bëjmë thirrje të tërhiqen. Është koha për dialog, qetësi dhe për përmbajtje. Partitë të frenojnë retorikat, të cilat mund të përkeqësojnë situatën. Policia të bëjë ç’është e mundur që këto akte të mos ndodhin”, u shpreh ambasadori i Suedisë në Shkup. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco