Pas gjyqit, Ramush Haradinaj arrin në Kosovë

Pas gjyqit, Ramush Haradinaj arrin në Kosovë

19:52, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pak çaste më parë ka zbritur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Haradinaj, i cili sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë, ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte po pritet nga familja e tij e ngushtë, nga bashkëpunëtorë dhe qytetarë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj do t'ju drejtohet mediave, sapo të kalojë kontrollet në Aeroport.

Më pas, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të niset drejt qendrës së kryeqytetit, ku pritet t’ju drejtohet qytetarëve të shumtë, të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco