Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Lirimi i Haradinajt, ja si do të pritet ai sot në Prishtinë. Detaje nga ceremonia

Lirimi i Haradinajt, ja si do të pritet ai sot në Prishtinë. Detaje nga ceremonia

10:21, 27/04/2017
A+ Aa A-

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të organizojë pritje madhështore për liderin e tyre Ramush Haradinaj pas lirimit të tij nga gjykata në Colmar të Francës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media AAK.

Pritja do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 19:00.

Njoftimi i plotë:

Vendimi i sotëm për lënien të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

Drejtësi edhe mund të vonojë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, siç ndodhi sot me Ramush Haradinajn.

Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco