Mediar serbe: Ja çfarë fshihet pas nënshtetësisë shqiptare të Ramush Haradinajt

Mediar serbe: Ja çfarë fshihet pas nënshtetësisë shqiptare të Ramush Haradinajt

16:27, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një ditë para vendimit përfundimtar të Gjykatës së Colmarit për ekstradimin apo lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, meidat në Serbi shkruajnë se frikësohen që ky i fundit mund të mos ekstradohet në Serbi pas marrjes së nënshtetësisë së Shqipërisë.

Ndërkaq, gjykata e Colmarit do të mbajë nesër seancën e radhës për Haradinajn, shkruan Tanjug.

“Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i UÇK-së, i cili është në pritje të vendimit të gjykatës nëse do të ekstradohet në Serbi, nuk mund të dërgohet në Shqipëri vetëm sepse i është dhënë të hënën shtetësia e këtij vendi”, shkruajnë mediat serbe.

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic, ka thënë se shtetësia e një personi nuk është bazë për të kërkuar ekstradimin e tij.

Haradinaj është ndaluar që nga 4 janari i këtij viti në Francë me një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa të hënën ka marrë nënshtetësinë shqiptare bashkë me gruan e tij, Anita Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco