Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Mig-ët rusë të Serbisë janë kërcënim për BE-në, jo deklaratat e mia'

'Mig-ët rusë të Serbisë janë kërcënim për BE-në, jo deklaratat e mia'

12:58, 26/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në. Thaçi deklaratat e tilla i ka quajtur të gërditshme dhe neveritëse.

Tutje ai është shprehur se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij. 

“Kërcënim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek “Mig”- at rusë", ka thënë Thaçi.

"Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE me Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën, në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, deklaroi ai./Gazeta express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco