Trupat amerikane zbarkojnë në Luginën e Preshevës, shqiptarët i presin me lule

Trupat amerikane zbarkojnë në Luginën e Preshevës, shqiptarët i presin me lule

07:35, 26/04/2017
A+ Aa A-

Trupa të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura te SHBA-ve janë parë këtyre ditëve në rrugët e qytetit dhe rrugët malore në Luginën e  Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Mesohet se  trupat amerikane jane duke zhvilluar manovra të përbashketa me forcat e rajonit nga 7 deri 28 prill  ne bazën “Jug” me qëllim aftësimin dhe rujatjen e paqes dhe stabilitetit ne këtë zone te banuar krejtësisht me shqiptarë mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës,

Si pjesë e stërvitjes në këtë projekt manovrues janë përfshirë dhjetëra anëtarë të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura Serbe

Trajnimi po realizohet me sukses nga ushtarët vendas së bashku me anëtarët e Batalionit 15 të Xhenios të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura.

Prezantimi i forcave të armatosura amerikane u ndoq nga koloneli Douglas Faherti nga Ambasada e SHBA në Beograd dhe komandant nënkolonel Hol Jefry, komandant i Batalionit të Inxhinierisë 15-të të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura.

Nënkolonel Hol ka pohuar se  trajnimi dhe ushtrime të zhvillohet në dy nivele – një që përfshin trajnim në përdorimin e pajisjeve inxhinierike dhe burimeve, ndërsa tjetri ka të bëjë me promovimin e bashkëpunimit ndërmjet trupave të dy ushtrive.

Ekipi i gazetarëve të agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në terren, në Dobrosi, Koncul apo qytetarë të Buajanocit, kanë mësuar se forca ushtarake amerikane, nga banorët, sidomos ata shqiptarë, është pritur me lule dhe me dy gishtrinjtë lart. Madje se here takohen me ta u jepet ujë i ftohtë apo pyeten për çfarë kanë nevojë. Pranininë dhe misionin e forcave amerikane ne Luginën e Preshevës e kanë përshëndetur edhe liderët lokalë, sipas të cilëve, “popullata tani po ndihet më e sigurt.”

“Ku shkel kemba e ushtarit amrikan, aty ka paqe dhe stabilitet. Edhe në Luginën e Preshevës ata jane të mirërsardhur dhe padyshim i presim sikur të ishte ushtria jonë..” ka thënë z.Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit për agjencinë e lajmeve ”Presheva Jonë”.

Qëllimi i këtij trajnimi të përbashkët, përveç përmirësimin e aftësive të forcave serbe dhe përvojës së punës në një mjedis ndërkombëtar, është rikualifikimi i anëtarëve të Batalionit të Xhenios me burimet inxhinierike të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura, subjekt i donacioneve nga pala amerikane. Donacioni do të dorëzohet deri në fund të vitit 2017 dhe përbëhet nga 5 makineri inxhinierike dhe automjete 2 kamion vetëshkarkues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco