Maqedonia rrezikon t’i kthehen migrantët

Maqedonia rrezikon t’i kthehen migrantët

08:05, 25/04/2017
A+ Aa A-

Gjithnjë e më shumë rriten zërat për rrezikun e një vale të re migrantësh nga vendet e lindjes drejt Maqedonisë, prej ku më pas synojnë të hyjnë në vendet e BE-së. Drejtuesit e organizatave humanitare që e kanë ndjekur ketë situatë vitet e kaluara thonë se rreziku vjen si nga Turqia, ashtu dhe nga vendet e BE-së të cilat mund t'i kthejnë migrantët ilegalë. Institucionet e konºrmojnë rrezikun dhe thonë se janë të gatshëm për menaxhim të krizës eventuale. 

Shumë shpejt Maqedonia mund të ballafaqohet me një valë të re të migrantëve nga vendet e lindjes, e veçanërisht nga Siria. Për këtë temë po 0itet gjithnjë e më shumë në Shkup dhe institucionet janë vënë në lëvizje. Rreziku, sipas vlerësimeve të para, vjen nga dy anë. Nga njëra është Turqia, e cila brenda territorit të saj ka miliona migrantë që në çdo moment mund t’i lëshojë drejt Greqisë, prej ku më pas do të arrijnë në Maqedoni, me qëllim për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Por, sipas ekspertëve dhe drejtuesve të organizatave humanitare që vitet e kaluara e kanë menaxhuar sitatën me migrantët, kjo do të varet nga një vendim politik.

«Ashtu siç ishte vendim politik ndalimi i fuksit të migrantëve, njëjtë edhe vala e re do të ishte vendim politik. Gjithçka varet nga marëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së», deklaroi për dialogplus, Jasmin Rexhepi, kryetar i Organizatës humanitare «Legis». Rreziku i dytë sipas tij vjen nga vendet e BE-së, të cilat mund t’i kthejnë mbrapa migrantët ilegalë, të cilët kërkesën për azil e kanë parashtruar në Maqedoni. «Kthimi i migrantëve në vendet e tyre është detyrë e IOM-it dhe kjo zakonisht bëhet përmes rrugëve legale dhe në marrëveshje të dy vendeve. Kthimi në Maqedoni ose Greqi do të ishte jo korrekt, joligjor dhe kundër të drejtave të njeriut, përveç se nëse nuk bëhet fjalë për marrëveshjen e Dublinit, të cilin kishin paraparë ta implementojnë që në muajin mars, për të gjithë që kanë arritur në mënyrë joligjore në vendet e BE-së, ndërsa azil kanë kërkuar në Maqedoni ose Greqi», thotë Rexhepi. Për valën e mundshme të migrantëve janë në dijeni edhe institucionet kompetente në Maqedoni, dhe për këtë temë janë zhvilluar edhe disa aktivitete. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, që në muajin mars ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR. Ditë më parë në ambientet e Ministrisë së Jashtme u zhvillua një briºng me drejtues të institucioneve vendore, si dhe përfaqësuesve diplomatik në Shkup

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco