Haliti: BE ka vendosur kritere të tepërta për Kosovën, nuk e dinim që lufta kundër korrupsionit ishte kusht

Haliti: BE ka vendosur kritere të tepërta për Kosovën, nuk e dinim që lufta kundër korrupsionit ishte kusht

22:41, 05/10/2016
A+ Aa A-

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ka mësuar se një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave është lufta kundër korrupsionit. Ai tha se në asnjë moment ky kriter nuk është përmendur gjatë takimeve që përfaqësuesit e Kosovës kanë patur me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel.

Haliti ndërkohë ka deklaruar se kruteret e vendosura nga BE për Kosovën janë të tepërta.

Nga ana tjetër udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova bëri të ditur se janë dy kritere për tu përmbushur nga Kosova.

Duke folur për liberalizimin e vizave, çështje kjo e cila dominoi gjatë këtij takimi, Apostolova, nënvizoi se për të arritur këtë duhet përmbushur dy kritere: së pari, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe kushti i dytë, tha ajo, është luftimi i korrupsionit.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit ajo e bëri të qartë se duhet dëshmuar vullnet dhe përkushtim për luftimin e tij.

Por, anëtar i këtij Komisioni, Xhavit Haliti, pasi vlerësoi se kriteret e vendosura për liberalizimin e vizave janë të tepërta, nënvizoi se kriteri i dytë, ai për luftën kundër korrupsionit nuk u është thënë gjatë takimeve që kanë pasur me përfaqësuesit e BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco