Gjuriç flet për Trepçën si të ishte Serbia, pronare e saj

Gjuriç flet për Trepçën si të ishte Serbia, pronare e saj

22:39, 05/10/2016
A+ Aa A-

Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, përkatësisht Fondit për Zhvillimin e Serbisë dhe aksionarëve të tjerë, i ka thënë RTS-së drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriç, transmeton Koha.net.

Gjuriç ka thënë në RTS se projektligji i ri në aspektin politik u shfaq nga askund dhe se me të parashihet nacionalizimi i Kombinatit Trepça dhe privimi i Serbisë nga e drejta e pronësisë dhe e qeverisjes.

Siç është shprehur ai, bëhet fjalë për shkelje të vrazhdë të Marrëveshjes së Europës Qendrore mbi tregtinë e lirë (CEFTA) dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Shpresoj se do të mbizotërojë arsyeja dhe kjo të ndalet, ose në të kundërtën do të ndërmarrim masa juridike e politike”, ka thënë Gjuriç.

Ai theksoi se Beogradi do të iniciojë procedurat në lidhje me shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s dhe se do të informojë BE-në për çdo gjë. Tërhoqi vëmendjen për mundësinë e procedurave të arbitrazhit dhe për të marrë për të marrë masa të tjera ligjore që janë në dispozicion.

“Jemi duke marrë edhe masa politike, po përpiqemi për të përfunduar këtë proces dhe të inkurajojmë marrëveshjen”, ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se Trepça nuk është pasuri e Prishtinës “por më shumë pasuri e kompanisë nga Serbia Qendrore dhe, në fund, pasuri e kompanive të huaja që janë aksionarë”.

Marko Gjuriç thotë se nuk është problemi tek qindra miliona apo miliarda euro, por “problemi i madh është fati i më shumë se 3 mijë të punësuarve në Trepçë, fati i të cilëve është kërcënuar”.

“Qeveria, në çdo rast, do të mbrojë interesat e tyre dhe nuk do të lejojë askënd të mbetet në rrugë”, ka thënë Gjuriç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco