Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Shtohet numri i zyrtarëve të lartë të PDK-së nën hetime

Shtohet numri i zyrtarëve të lartë të PDK-së nën hetime

22:36, 05/10/2016
A+ Aa A-

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të heqë dorë nga arroganca dhe të reflektojë sa i përket versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Limaj ka thënë për “Epoka e re” se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të kthehet në pikën zero, në mënyrë që ekspertët të cilët janë kundër këtij varianti të demarkacionit dhe ata që janë për, të ulen dhe t’i diskutojnë pikat kontestuese të këtij procesi.

Ai ka theksuar se riprocedimi në Kuvend i variantit të tanishëm të demarkacionit me Malin e Zi është riciklim i krizës së panevojshme në vend.

“Koalicioni qeverisës nuk i ka pasur votat për këtë çështje më 1 shtator. Ky variant i demarkacionit me Malin e Zi ka rënë. Qeveria tani duhet të reflektojë dhe të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco