Kosova, kërcënimet boshe për reciprocitet me Serbinë

Kosova, kërcënimet boshe për reciprocitet me Serbinë

22:35, 05/10/2016
A+ Aa A-

Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe përveç paralajmërimeve për vendosje reciprociteti me Serbinë, Qeveria nuk ka treguar se cilat do të jenë ato masa, shkruan sot Koha Ditore.

Duke folur për arrestimin e oficerit të lartë policor në Mitrovicë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, deklaroi se Qeveria e Kosovës do të sillet në mënyrë reciproke nëse Serbia vazhdon me arrestimin e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës. Por dikasteri që drejton Hoxhaj nuk ka ofruar më shumë sqarime se çfarë masash reciproke do të ndërmerren.

Kurse ministrja e cila merret enkas me dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se duhet drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme për politikat e masave reciproke në marrëdhëniet “bilaterale mes shteteve”.

Por Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëdhënie bilaterale pasi mungon njohja reciproke. Për më tepër, Beogradi vazhdon ta sfidojë Pavarësinë e shpallur në shkurt të vitit 2008…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco