Kriza në Maqedoni, temë diskutimi në Parlamentin gjerman

Kriza në Maqedoni, temë diskutimi në Parlamentin gjerman

00:18, 30/03/2017
A+ Aa A-

Kriza politike në Maqedoni ka qenë temë diksutimi edhe në seancën e rregullt të Komisionin për çështje evropiane pranë Parlamentit të Gjermansë. Pas analizës së përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ky komision ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të veçantë në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maqedoni dhe ka vlerësuar se situata në vend është shumë shqetësuese dhe se nevojitet ndërmejtësim.

Anëtari i komisionit, Josip Juratoviq, pas kësaj séance ka thënse  për DW se situata është e vështirë në aspektin e formimit të Qeverisë.

“Në një demokraci është legjitime që koalicionet, përkatësisht shumicat të mblidhen në mënyrë të lirë. Duke pasur parasysh që ekziston propozim për koalicion, thjeshtë pritet që Presidenti të pajtohet me zgjedhjen, tani jemi të thirrur, përkatësisht institucionet evropiane në vend duhet qartë t’ia bëjnë me dije Ivanovit se nga aspketi demokratik thjeshtë pritet nga ai të pajtohet me atë, të legjitimoj atë”, ka deklaruar Juratoviq

Ai më tej ka thënë se “ata të cilët janë në pushtet me gjithë forcë po e shmangin përballjen me drejtësinë”. Sipas tij se në vend është kristalizuar klikë e cila ka keqpërdorur pushtetin për pasurim personal. Zgjidhja sipas tij është hapërimi i vendit në rrugë parlamentare.

“Paramenti është organi më i lartë në një vend demokratik. Mendoj se ajo është dobësia kryesore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin, që parlamenti instrumentalizohet nga ana e disa pushtetarë për interesa të tyre personale. Ajo nuk funskionon. Më shumë parlamentarë janë instrumentalizuar nga një klikë”.

Ndërkohë, anëtari I komisionit nga rradhër e CDU, Torsten Fraj, tha se përveç që është I domosdoshëm ndërmjetësimi për tejkalimin e krizës, nevojitet edhe iniciativë e re që partitë të ulen në një tavolinë dhe të gjejnë zgjidhje.

“Vetëm bisedimet mund të jenë dalje. Ndoshta ka mundësi përmes ndërmjetësimit nga jashtë që bisedimet e tilla të nxiten dhe të largohen pengesat. Do të jem tërësisht I hapur – nuk mendoj se zgjedhjet e reja janë opcion”, ka thënë ai.

Një pjesë më e madhe e Komisionit janë pajtuar se për shkak të komplikimit të situatës është e nevojshme ndihmë nga jashtë, por jo me qëllim që të ushtrohet presion ndaj ndonjërës parti politike por që të ndihmohet në procesin e ndërmjetësimit, të gjithë faktorët të vijnë në tavolinë të përbashkët dhe të respektohen rezultatet e zgjedhjeve.

Disa nga deputetët kanë vlerësuar se Maqedonia nuk është mjaftueshëm e fortë në aspektin ekonomik që t’i lejoj vetes periudhë më të gjatë të mos ketë tërësisht institucione funksionale qeveritare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco