BE: Na vjen keq që vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë s'po realizohen

BE: Na vjen keq që vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë s'po realizohen

14:00, 29/03/2017
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian është duke ndjekur ngjarjet në veri të Kosovës e në veçanti në lidhje me vizitat e politikanëve serbë në prag të zgjedhjeve presidenciale që mbahen të dielën.

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijancic ka deklaruar se mirëpresin vizitat e tilla të planifikuara në bazë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, por që sipas saj është për keqardhje që ato nuk janë realizuar.

“Është për të ardhur keq se si kohëve të fundit vizitat e planifikuara në bazë të këtyre marrëveshjeve nuk po realizohen. Ne kemi marrë raporte rreth bllokimit të rrugëve, duke parandaluar njerëzit që të marrin pjesë  sot në tubimet në veri të Kosovës. BE-ja kërkon nga autoritetet përkatëse në Kosovë që të sigurojnë kushtet për njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në këto tubime”, ka thënë Kocijancic, transmeton KosovaPress.

Sipas zëdhënëses të Bashkimit Evropian OSBE-ja duhet të mandatohet për të lehtësuar mbledhjen e votave për zgjedhjet presidenciale serbe në Kosovë në baze të praktikës së krijuar gjatë rastit të mëparshëm të tillë, në përputhje me marrëveshjet përkatëse të arritura në kuadër të dialogut.

Në Leposaviq sot është dashur që të vijë edhe kryeministri Aleksandër Vuçiq i cili është edhe kandidat për president të Serbisë. Por ai e ka anuluar vizitën e tij pasi që Qeveria e Kosovës i ka lejuar vizitën por me kushtëzime, raporton KP.

Në fushatën zgjedhore që mbahet sot në Leposaviq pritet të marr pjesë drejtori i të ashtuquajturës zyra ëpr Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq./rtk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco