Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ ‘Me dashuri nga Putin!’ Rusia i dhuron Serbisë 6 avionë luftarakë dhe 30 tanke

FOTO/ ‘Me dashuri nga Putin!’ Rusia i dhuron Serbisë 6 avionë luftarakë dhe 30 tanke

10:40, 29/03/2017
A+ Aa A-

Serbia pritet të marrë si “dhuratë nga Rusia”  gjashtë avionë luftarakë dhe 30 tanke të avancuara, shkruan “RT”, duke cituar ministrinë serbe të Mbrojtjes. Beogradi do të marrë avionët me kushte jashtëzakonisht preferenciale, vetëm duke paguar për riparimet dhe përmirësimet.

Transferimi i avionëve është tani në nivelin e zbatimit teknik - tha Koloneli serb Bojan Zrnic, kreu i Departamentit të Teknologjisë Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes - Ne shpresojmë që të gjitha procedurat administrative në Rusi të përfundojnë shumë shpejt.....Unë mendoj se kjo do ndodhë në javët e ardhshme "

Zrnic shpjegoi se blerja e avionëve rusë ishte e nevojshme sepse Serbia ka pasur “probleme me mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore” përgjatë viteve të fundit, shkruan “SYRI.net”.

Serbia do të marrë mbështetje logjistike për aeroplanët rus, të cilët do të merren në përdorim për 13 vitet e ardhshme, sqaron agjencia ruse e lajmeve

Kjo marrëveshje për marrjen e gjashtë avionëve të avancuar “ MiG-29”,  30 tankeve “T-72”  dhe 30 automjeteve të blinduara , u arrit gjatë vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, në Moskë dhjetorin e kaluar./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco