Zyrtari i Lartë amerikan viziton Kosovën, nuk takohet me Thaçin dhe as me opozitën

Zyrtari i Lartë amerikan viziton Kosovën, nuk takohet me Thaçin dhe as me opozitën

11:32, 28/03/2017
A+ Aa A-

Zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, ka nisur sot një vizitë në Kosovë. Ai do të takohet me kryeparlamentarin Veseli, zëvendëskryeministrin Stojanovic, ministren për Dialog Edita Tahiri, ministrin Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, dhe përfaqësuesin e Listës "Srpska".

Në agjendën e Hoyt Yee nuk janë paraparë takime me opozitën e as me Presidentin Hashim Thaçi. Po ashtu, në listën e zyrtarëve që do t'i takojë Yee nuk është as kryeministri Mustafa, i cili sipas një njoftimi të LDK-së ndodhet në Bruksel... /Express/

Kjo është axhenda e Hoyt Yee:

E martë, 28 mars 2017

13:00 - Takim me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

14:00 - Takim me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Srpska Lista” Slavko Simic

15:00 - Takim me Ministren për Dialog Edita Tahiri

Dhe të mërkurën, 29 mars 2017

11:30 - Takim me Ministrin e FSK Haki Demolli dhe Generalin Rrahman Rama

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco