Gjuriç: Do ta ndalojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Gjuriç: Do ta ndalojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

11:26, 27/03/2017
A+ Aa A-

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç ka deklaruar se respekton vendimin e përfaqësuesve serbë që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe se përkundër rrethanave të vështira, t’i kundërvihen formimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Përfaqësuesit serbë tani edhe publikisht do të jenë kundër dhe do të bëjnë ç'të munden institucionalisht që të mos ndodhë formimi i Ushtrisë. Këtë duhet ta përkrahim”, ka thënë ai për rts.

Ai ka theksuar se Prishtina ka pasur për qëllim t’ua marrë mandatet deputetëve serbë nëse ata mungojnë më shumë se gjashtë muaj.

“Kanë dashur ta shfrytëzojnë mundësinë ligjore që t’iu merren mandatet. Përfaqësuesit serbë po gjenden dhe po gjejnë mënyra për ta penguar Prishtinën që t’i bëjë të pafuqishëm dhe ta pengojnë formimin e Ushtrisë“, ka thënë Gjuriç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco