Boksieri Nuri Seferi merr frymëzim tek gjenerali i UÇK, Ramush Haradinaj

Boksieri Nuri Seferi merr frymëzim tek gjenerali i UÇK, Ramush Haradinaj

11:16, 27/03/2017
A+ Aa A-

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi po bëhet gati për ndeshjen shumë të rëndësishme që do të ketë më 1 prill në Zvicër, raporton albinfo.ch.

Megjithatë, para kësaj ndeshjeje nuk harron të vizitojë edhe një herë Ramush Haradinajn. Ky i fundit i ka uruar sukses për duelin e 1 prillit, derisa Seferi shpreson që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

“Të dashur miq, siç edhe e kam lajmëruar, ndeshja ime e radhes do të jetë më 1 prill në Burgdorf të Zvicrës. Dhe vetëm një javë para ndeshjes mbështetja vjen edhe nga Gjenerali i UÇK-së, miku im Ramush Haradinaj. Faleminderit Gjeneral, dhe uroj që lirimi juaj të ndodh sa më shpejtë dhe padrejtësitë ndaj jush të përfundojnë një herë e përgjithmonë”, është shprehur Seferi në rrjetin e tij social “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco