Zaev: Do ta formoj qeverinë e re të Maqedonisë

Zaev: Do ta formoj qeverinë e re të Maqedonisë

14:24, 26/03/2017
A+ Aa A-

Lideri i LSDM­së Zoran Zaev në intervistën e fundit dhënë të përditshmes kroate "Vecernji List" thotë se Maqedonia do të shkojë përpara dhe së shpejti do të formohet qeveria e re reformiste, shkruan Zhurnal. Zaev sqaron në këtë intervistë se të hënën do të zgjidhet kreu i parlamentit dhe se i njejti sipas tij do të informojë kreun e shtetit për shumicën e re parlamentare dhe se Ivanov do jetë i detyruar të ndajë mandatin.

"Kemi hapur rrugë për seancën parlamentare në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i parlamentit. Pres që të hënën të zgjidhet kryetari i Parlamentit. Ai do e informojë Ivanovin se është formuar shumica e re parlamentare dhe se ai do jetë i detyruar që të ndajë më pas mandatin. Unë pres që të mos shfrytëzojë gjithë afatin 20 ditor por që do të mundohem në afat sa më të shkurtë kohorë të formoj qeverinë e re reformiste dhe se vendi do të ketë qeverinë e re më shpejtë se sa mendohet", ka thënë mes tjerave Zaev.

Në pyetjen nëse është arritur marrveshje mes partive politike që ai të merr mandatin për formimin e qeverisë së re, lideri i LSDM thekson: "Unë do të formojë një qeveri të re në vend. Kam mbështetjen e 67 deputetëve që të jem i mandatuar. Këto 67 deputetë përfaqësojnë rreth 700.000 qytetarë të Maqedonisë të cilët në zgjedhjet kredibile votuan më 11 dhjetor. Askush nuk ka të drejtë të shkel vullnetin e shumicës së qytetarëve të shprehur në mënyrë demokratike përmes zgjedhjeve. Patjetër duhet të respektohet vullneti i shumicës, ky është një mesazh nga për opinionin e brendshëm dhe komunitetin ndërkombëtarë. Nikola Gruevski ishte në gjendje për të formuar qeveri por dështoi. Në pamundësi, për shkak se Gruevski nuk arriti të formojë një qeveri, ka shumë mënyra tjera të ligjshme në botën demokratike në momentin që formohet shumica e re parlamentare që pasqyron vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ata me stilolaps dhe zë pranuan për ndryshimin qeverisë së regjimit dhe sjelljen e jetës dhe zhvillimit në vend, demokracisë europiane dhe kjo është rruga e Maqedonisë", thekson kështu në intervistën e tij Zaev. Zaev vlerëson se kjo tashmë është e qartë jo vetëm për demokracinë dhe opinionin ndërkombëtarë në Maqedoni por edhe për përkrahësit e VMRO­së se bllokimi i proceseve demokratike dhe formimi i qeverisë së re, nga ana e Ivanovit por edhe nga ana e VMRO­së në parlament, sjell ndarje ndëretnike, dhunë, tensione nga ana e Nikolla Gruevskit, me qëllim të vetëm mbrojtjen e krimit dhe interesat e tyre personale të VMRO. "Ne kemi një shumicë parlamentare dhe kemi pas mundësi deri tani të formojmë një qeveri të re. Me kujdes, ne si udhëheqës të procesit politik dhe si politikanë të përgjegjshëm, kundër politikave të pamatura të kriminelëve dhe njerëzve të papërgjegjshëm që për 10 vite udhëheqin shtetin, për të dhënë një shembull se si të punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë, pasi të formohet qeveria e re. Askush nuk ka të drejtë të pengojë vullnetin e shprehur në mënyrë demokratike të shumicës së qytetarëve në zgjedhje", ka deklaruar kështu për "Vecernji List", lideri i LSDM­së Zoran Zaev. /Tetova sot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco