Vuçiç takohet nesër me Putin në Moskë

Vuçiç takohet nesër me Putin në Moskë

11:44, 26/03/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nesër në Moskë, ndërsa duket se ai po e forcon pozitën e tij para zgjedhjeve presidenciale në Serbi më 2 prill.

Në disa raporte të djeshme theksohej se Vuçiç do të përpiqet të finalizojë marrëveshjen me Putinin lidhur me dërgimin e gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29, disa ditë para votimeve për president.

Serbia kishte shprehur dëshirë për forcim të lidhjeve me NATO-n, derisa ende i përmirëson lidhjet ushtarake me Rusinë, dhe kjo gjë i ka shqetësuar fqinjët e saj, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Konsiderohet se Aleksandar Vuçiç, 46 vjeçar, është favorit për të fitur kundër opozitës së ndarë dhe ai po synon të fitoj numër të mjaftueshëm të votave për të mos pasur nevojë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që eventualisht do të mbaheshin më 16 prill./Gazeta express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco