Vuçiç: Me Kosovën po veproj si Titoja

Vuçiç: Me Kosovën po veproj si Titoja

08:29, 26/03/2017
A+ Aa A-

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë me të përditshmen e njohur austriake “Der Standard”, ku ka folur për zhvillimet e fundit. Në 2 prill do kandidojë si president, përkundër që si kryeministër disponon numër të madh të deputetëve. Në lidhje me pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd, ai fajin ua vendos shqiptarëve.

“Unë nuk bëj asnjëherë ndokënd fajtor, por parlamenti i Prishtinës vendosi për bllokimin e dialogut. Gjithashtu ata kundër Kushtetutës kërkojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të na marrin të gjitha pronat tona në Kosovë dhe përgatiten për një instancë gjyqësore për t'i fajësuar gjithë serbët për krimet e luftës. Atëherë ku ishte gabimi ynë? Unë e kam pyetur Isa Mustafën (kryeministrin e Kosovës) dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Megjithatë ne jemi gati për të diskutuar me ata. Kur unë bisedova me Angela Merkel, nuk kritikova kolegët e mi të Kosovës. Unë paralajmërova se jemi të gatshëm të përfundojmë autostradën Prishtinë-Nish, që do ngrejë bashkëpunimin dhe lehtësojë qarkullimin e kapitalit, mallrave dhe banorëve. Dhe këtë e kishte bërë më parë Titoja,” u shpreh Vucic, i cili në pyetjen sesi do duken marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në dhjetë vitet e ardhshme./Zëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Benca26/03/2017 12:23

Nuk eshte idiot ...shoku...joooo Tash po ja shofim sherrin..moj kij gajle

Protesta26/03/2017 08:58

Ky idiot nuk e kupton qe kosova nuk eshte me prone e serbeve e ska qene kurre serbet ti paguajne deme kosoves per ato qe kane bere gjate luftes e sa per krime lufte ska nevoje te thote kosova se eshte lista ne hage ata akoma duan koken e ramushit pasi kane bere ter ato krime lufte dhe kosova ka te drejte te kete ushtri si dhe serbia

Shto koment

Denonco