Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Si sot 18 vjet më parë, NATO-ja goditi ushtrinë serbe për Kosovën

Si sot 18 vjet më parë, NATO-ja goditi ushtrinë serbe për Kosovën

11:02, 24/03/2017
A+ Aa A-

Si sot, 18 vjet më parë, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër ushtrisë serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Më 25 mars 1999, NATO nisi sulmet mbi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.

Presidenti i atëhershëm i SHBA’së, Bill Clinton kishte thënë se kriza në Kosovë ka arritur kulminacionin, “nëse nuk veprojmë do të përkeqësohet”.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO’s, Sllobodan Millosheviç në atë kohë president i Serbisë u dorëzua dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës për paqe.

Mbi 12 mijë njerëz u vranë, mbi 5 mijë u zhdukën,, mbi një milion u dëbuan: Ky ishte bilanci në njerëz i luftës në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO’s dhe KFOR’it është ende i pranishëm në Kosovë dhe vazhdon të shërbejë si forcë mbrojtëse./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco