Rrezik konflikti në Maqedoni, Karl Bilt i kërkon BE të dërgojë mision ushtarak

Rrezik konflikti në Maqedoni, Karl Bilt i kërkon BE të dërgojë mision ushtarak

09:07, 24/03/2017
A+ Aa A-

Ish kryeministri i Suedisë e njëherësh përfaqësues i lartë në BE në një tekst të tij dje ka bërë të ditur thirjen e dërgimit të një mesazhi të qartë për vendet e Ballkanit perendimorë përmes dërgimit të trupave në Maqedoni të cilët do të bënin manovra ushtarake duke i treguar Rusisë se BE-ja është seriozisht e lidhur me interesat gjeopolitike në këtë rajon, shkruan Zhurnal.

Me qëllim që të zgjidhet problemi i ndonjë konflikti të ri të mundshëm në Ballkan, Karl Bilt i propozon BE-së që të demonstrojë se disponon vullnet dhe metoda që në rajon të dërgojë trupa ushtarak për manovra. Kjo sipas tij do ishte një mesazh i fuqishëm se forcat e BE-së nuk janë vetëm në letër por që BE ka shumë potencial që mund të përdoret, ka shkruar mes tjerave në shkrimin e tij të fundit Karl Bilt, transmeton Zhurnal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco