Kryeparlamentari i Maqedonisë do të jetë shqiptar

Kryeparlamentari i Maqedonisë do të jetë shqiptar

22:53, 23/03/2017
A+ Aa A-

 Kryetari i Kuvendit në Maqedoni pritet të jetë shqiptar nga radhët e BDI-së.

Lajmi u dha nga shefi i kabinetit të kryetarit të BDI¬së, Artan Grubi, i cili sqaroi se kjo marrëveshje u arrit të enjten mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë do të jetë Talat Xhaferi.

Të hënën pritet që të mblidhet Kuvendi, kështu BDI-ja dhe LSDM-ja vendosën që të vijojnë procedurat për të anashkaluar presidentin Ivanov.

Presidenti ka deklaruar se nuk do të japë mandatin, pasi është kundër platformës për gjuhën shqipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco