Dhunohet shoferi i ambasadorit turk në Maqedoni

Dhunohet shoferi i ambasadorit turk në Maqedoni

20:38, 23/03/2017
A+ Aa A-

Shoferi i ambasadorit të Turqisë në Maqedoni është sulmuar fizikisht. Siç raportojnë mediat në Maqedoni, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 para ministrisë së Kulturës në Shkup.

Pas ngjarjes Orhan Sali, ka denoncuar  në polici duke theksuar se ndërkohë që ka qenë i parkuar me makinën “Mercedes” me targa diplomatike, pronësi e ambasadës në të cilën ka pasur të vendosur edhe flamur të Turqisë, personi me iniciale N.N ka tentuar ta largojë flamurin nga makina. 

Ai ka  theksuar se kjo është Maqedonia, por nuk ka arrit qëllimin e tij dhe në atë moment ka filluar të sulmojë fizikisht shoferin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. /Ina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco