'I Bardhi', kandidati për President në Serbi që premton të kthejë Kosovën

'I Bardhi', kandidati për President në Serbi që premton të kthejë Kosovën

10:42, 20/03/2017
A+ Aa A-

Kandidati për President të Serbisë, Luka Maksimoviç, i njohur ndryshe si Ljubisha Preletaçeviç "I Bardhi"  tha se kandidoi në zgjedhjet presidenciale, në mënyrë që t`iu sigurojë qytetarëve një shans për të jetuar në dashuri dhe pa luftë. "Unë do të bëj realitet një histori të pabesueshme në mënyrë që Kosova të na kthehet vetë," ka thënë ai.

Ai këto fjalë i tha në një video incizim që është transmetuar në kanalin e dytë të Radio Televizionit të Serbisë ku edhe theksoi se “dëshiron që ta bashkojë Lindjen dhe Perëndimin, ashtu siç bëri Josip Broz Tito, për të përhapur dashurinë dhe të mos i dërgojnë fëmijët në luftë”, transmeton Klan Kosova.

Preletaçeviç është kandidati i grupit të qytetarëve “Ljubisha Preletaçeviç I Bardhi (Beli) – tha se është problem i kandidatëve të tjerë për president që nuk e shohin atë si realist, duke theksuar se ata së shpejti do të kuptojnë se ai është shumë realist, transmeton Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loni21/03/2017 01:03

Kosova eshte wc-ja e Serbise

Shto koment

Denonco