Shqiptarët e kthyer nga lufta e Sirisë, kërkojnë riintegrim në shoqëri

Shqiptarët e kthyer nga lufta e Sirisë, kërkojnë riintegrim në shoqëri

20:56, 05/10/2016
A+ Aa A-

Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga viti 2012, rreth 120 prej tyre janë kthyer, kryesisht të zhgënjyer me atë çfarë kanë parë dhe përjetuar atje. Një pjesë e madhe e tyre janë arrestuar e disa syresh edhe janë dënuar në gjykatat e Kosovës.

Albert Berisha, është njëri nga të kthyerit, i cili është aktualisht në pritje të vendimit të gjykatës së apelit rreth dënimit të tij me tre vjet e gjysme heqje lirie. Ai kishte qëndruar ne vitin 2013 në Siri, prej nga është larguar për të mos u bashkuar me grupet ekstreme – si grupi militant Shteti Islamik.

Bashkë më disa të kthyer, ai themeloi këto ditë një institut për integrim, siguri dhe deradikalizim. Ai thotë se arrestimi i të kthyerve vetëm sa shton vuajtjet e tyre dhe të familjeve të tyre.

Të kthyerit, thotë ai, janë përballur me trysni e paragjykime dhe kjo ka bërë që më vështirësi të flasin, prandaj masat e forta nuk janë alternativë e luftës kundër ideologjive ekstremiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco