Lëvizja e fundit e Gruevskit. Ofertë bashkëpunimi Zaevit me kusht që të heqë dorë, nga platforma sorosiane e Tiranës

Lëvizja e fundit e Gruevskit. Ofertë bashkëpunimi Zaevit me kusht që të heqë dorë, nga platforma sorosiane e Tiranës

09:39, 27/02/2017
A+ Aa A-

Pas zhvillimeve të fundit kur Ali Ahmeti vendosi që të firmosë për Zoran Zaevin e LSDM-së për kryeminstër, Nikola Gruevski ka bërë lëvizjen e rradhës për të ndalur institucionalizimin e asaj që në Maqedoni etiketohet si “Platforma e Tiranës”, apo dokumenti i partive shqiptare në Maqedoni, i cili vendos kushte të reja për konstitucionalizimin e të drejtave shqiptare aty. Në një postim në faqen e tij në Facebook, cituar nga agjencia MIA, Geruevsi i premton kreut të LSDM-së, Zoran Zev se do të japë votot për krijimin e qeverisë së tij, pra votat e VMRO-DPMNE për LSDM-në, edhe nëse Zaev godet ish-kryeminstrin. Por kjo me një kusht të madh; vetëm nëse kreu i opozitës heq dorë nga pranimi i “Platformës së Tiranës”.

“Jemi të gatshëm të mbështesim LSDM-në në pushtet si një qeveri të pakicës nëse ata heqin dorë nga ligji për gjuhën, nga Platforma e Tiranës dhe nga propozimet për të ridefinuar dhe degraduar Maqedoninë. Nëse Zaev insiston kaq shumë për të qenë kryeministër i Maqedonisë ne do ta lejojmë atë të zbatojë programin e tij, deri aty sa ai të mos sulmojë shtetin dhe interesat kombëtare. Mund të na godasë nëse dëshiron, por jo shtetin. Do të dal vullnetar nëse kjo është kërkesa e Zaev, që të arrestohem, burgosem, të më bëjnë presion dhe sërish VMRO-DPMNE do ta mbështesë qeverinë e tij të pakicës deri në zgjedhjet e ardhshme për të cilat mund të biem dakord tani. Le të më sulmojë, por duhet të ndalet së sulmuari themelet e shtetit. Duhet ta marrë këtë si një ofertë të hapur nga ana ime”, deklaroi Gruevski.

Sipas ish-kryeministrit maqedonas, ligji për gjuhën që njeh zyrtarizimin e shqipes në mbarë territorin maqedonas do të çojë drejt ndasive etnike, ndërkohë që ai ka bërë të ditur se i ka propozuar Ali Ahmetit zyrtarizimin e çdo gjuhe aty ku ka prezencë etnike korresponduese në masën 20%.  Më tej akoma ai shkruan se operacioni për ndarjen e Maqedonisë ka mbështetjen e Soros, duke nënvizuar, se “atëherë kur një pjesë e politikanëve nuk e mbrojnë shtetin, kjo është detyra e qytetarëve të tij”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco