Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

'Në mes interesit për vota dhe interesit të shtetit unë zgjedh...'

'Në mes interesit për vota dhe interesit të shtetit unë zgjedh...'

13:58, 26/02/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës ka lavdëruar koalicionin qeveritar që ai udhëheqë, duke shkruar në llogarinë e tij në Facebook se janë bërë punë të mëdha, por që nuk janë shumë populiste e rezultati u shihet më vonë, njofton Klan Kosova.

Mustafa ka vazhduar duke thënë se interesi i tij nuk janë votat, por mirëqenia e shtetit të Kosovës.

“Është kjo Qeveri e vendimeve të mëdha dhe e reformave të mëdha. Reformat zakonisht nuk janë populliste. Ato japin rezultate më vonë. Ne nuk do të dorëzohemi para reformave dhe vendimeve të mëdha, sado të vështira të jenë ato. Ndërmjet interesave afatshkurtra që ndërlidhen me votat dhe interesave të shtetit unë do të zgjedh këtë të dytën”, shkruan Mustafa.

“Kjo Qeveri dhe ky koalicion ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme. E mundëm dhunën dhe përpjekjet për instalim të rrënimit të pushtetit demokratik me dhunë, të paparë jo vetëm në Ballkan por edhe në demokracitë tjera. Forcuam marrëdhëniet me BE-në; nënshkruam marrëveshjen e parë kontraktuale dhe plotësuam kriteret për liberalizim të vizave, shumë më shumë se sa vendet e tjera”.

“Treguam se dimë ta zhvillojmë ekonominë; arritëm stabilitet të plotë buxhetor dhe stabilitet makroekonomik, me rritje të vazhdueshme reale ekonomike dhe ulje të normës së papunësisë”.

“Treguam se ne i dalim zot vendit tonë në të gjitha pjesët e tij, pa marrë parasysh provokimet. Forcuam shtetin ligjor, luftuam korrupsionin, ekstremizmin dhe terrorizmin”.

“Shprehëm gatishmërinë e përhershme që me opozitën të gjejmë zgjidhje për çështjet me interes nacional të vendit”.

“Kemi sfida, jo të pakapërcyeshme, të transformimit të FSK-së, të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy nga këto sfida ndërlidhen me integrimin e serbeve në institucione, kurse demarkacioni i kufirit është çështje e përgjegjësisë së shumicës, tani kur gjërat janë sqaruar përfundimisht”, shkroi Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco