Arrestohet nipi i kryeprokurorit të Speciales, kërkoi 300 mijë euro ryshfet

Arrestohet nipi i kryeprokurorit të Speciales, kërkoi 300 mijë euro ryshfet

12:55, 26/02/2017
A+ Aa A-

Hetuesi Behar Millaku është arrestuar për shkak të dyshimit se kishte kërkuar ryshfet nga një biznesmen milioner. Millaku që është djali i vëllait të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, është kapur me një shumë parash që dyshohet se është dhënë nga biznesmeni i kazinove.

Behar Millaku ishte ngarkuar me hetimin e një rrjeti kazinosh në Kosovë, nën dyshimin se kishin organizuar skema piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm.

16 persona ishin arrestuar më 2 dhjetor të vitit të kaluar si rezultat i hetimeve të Policisë së Kosovës dhe ATK-së. I dyshuari kryesor, Skender Fetahaj, që është pronar i kompanisë së lojërave të EGTK II nuk ishte arrestuar. Ai jeton në Çeki ku ushtron të njëjtin biznes.

Hetuesi policor Behar Millaku, kishte arritur të binte në kontakt me të. Jo për ta arrestuar, por sipas dyshimeve të Prokurorisë, për t’i marrë rreth 300 mijë euro në këmbim të mbylljes së hetimeve. Ndërmjetës i Millakut ishte Ilir Sadrijaj. Takimi mes Fetahajt dhe Sadrijajt ishte zhvilluar në Ulqin. Marrëveshja mes tyre do të mundësonte mbylljen e hetimeve.

Si ish-polic i Kosovës, Skender Fetahaj kishte incizuar dhe siguruar prova për kërkim ryshfeti nga Behar Millaku. Millaku, hetues shumëvjeçar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar është djali i vëllait të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku. Hetimi ndërkohë kryhej nën kompetencën e kësaj Prokurorie. Prokurori Haki Gecaj ishte i ngarkuar me rastin.

Derisa disa prej të arrestuarve ndodheshin në paraburgim, Skender Fetahaj kishte nisur kontaktet më hetues tjerë në Kosovë. Ishte pajtuar që të jepte 30 mijë euro. Të gjitha bankënotat ishin fotografuar. Ato i ishin dorëzuar ndërmjetësit Ilir Sadrijaj. Një pjesë e këtyre parave i ishte dhënë hetuesit Behar Millaku. Gjatë rrugës nga Prishtina për në Pejë, Millaku ishte arrestuar. Rreth dy mijë euro i ishin zënë.

Tri ditë pas arrestimit të 16 të dyshuarve, në pranga kishte përfunduar edhe Behar Millaku, së bashku me sekserin e dyshuar, Ilir Sadrijaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco