Ilir Kulla: BDI ngjalli Zaevin nga të vdekurit, do ta ketë fatin e PPD-së

Ilir Kulla: BDI ngjalli Zaevin nga të vdekurit, do ta ketë fatin e PPD-së

19:39, 25/02/2017
A+ Aa A-

Situata politike në Maqedoni po ndiqet me vëmendje të madhe edhe në Shqipëri. Kështu, analisti Ilir Kulla ka komentuar zhvillimet e fundit, duke akuzuar BDI-në se po e ngjallë liderin e LSDM-së, nga të vdekurit politikisht, duke e bërë atë kryeministër.

Po kështu Kulla në shkrimin e tij të publikuar në Facebook thotë se BDI do ta ketë fatin e PPD-së, ndërsa Lëvizja BESA do jetë superfuqi.

Në vazhdim Almakos, ua sjell statusin e plotë të Ilir Kullës në facebook:

KURBAN i Zaevit
1. Zoran Zaevi kishte vdekur politikisht ate dite te fillim dhjetorit kur u hapen kutite dhe u pa rezultati humbes i tij ne zgjedhje. LSDM eshte nje force e madhe historike ne Maqedoni por e cila nuk fiton me zgjedhjet nga 2002 per shkak te kapjes qe i kane bere njerezit e SOROS kesaj partie socialdemokrate. Zaevi jo vetem humbi por humbi edhe ne qytetin e vet ku ishte Kryetar Komune. Nese ZAEV nuk do te behej kryeminister Zaev do te ishte politikisht i vdekur dhe do te zbohej nga partia e vet. Paradoksalisht ZAEV do te behet Kryeminister si humbes i zgjedhjeve dhe me votat e atij qe ai shkaterroi keto zgjedhje Ali Ahmetit dhe BDI.

2. Zoran ZAEV u mor me jeten private te politikanes me te talentuar shqiptare ne Maqedoni duke e shkaterruar ate poltikisht dhe duke e lenduar ate personalisht me qellimin e vetem te shkaterronte besueshmerine e BDI dhe te njerezve te Ali Ahmetit pikerisht te MORALI dhe te te shese moral ZAEV eshte njesoj si ta kerkosh moralin ne nje bordello. Zoran Zaev per karrieren e vet tregoi se nuk njeh as burreri dhe as zotnillek. Zoran Zaev vuri plisin ne koke per te marre ca vota shqiptaresh gjakprishur por do ishte ne gjendje te behej edhe synet nese do te duheshin te merrte votat e muslimaneve dmth te BESES. Zoran ZAEV angazhohet per te drejta qytetare te shqiptareve nderkohe qe shqiptareve i duhen te drejtat etnike. Pikerisht nje njeri te tille e ben Kryeminister BDI per llogarite e tre kryetareve komunash duke sakrifikuar 20 vjet histori dhe sakrifica qe nga ngjarjet e 97 ne Gostivar kur ne pushtet ishte pikerisht Partia e Zaevit. Sot BDI u be paradoksalisht Kurban i karrieres se ZAEV per karrigen e Nevzatit.

3. BDI kishte ne dore qe ato qe thote se do arrije me ZAEV ti arrinte me Gruevskin duke ja hequr atij karten e forte te nacionalistit. Tani e tutje BDI do ti lere ne trashgimni shqiptareve Gruevskin superfuqi politike ne rajon dhe nje parti fetare shqiptare BESA e cila se bashku me PDSH do t ja marre te gjitha bastionet BDI. Kete rekord historik do ta mbaje me vete kudo te shkoje Ali Ahmeti per te gjitha trojet shqiptare dhe do ta kujtoje mire kur BESA te kete fituar dhe BDI te jete bere si PPD e Abdurrahman Halitit.

4. BDI nuk humbi por fitoi megjithate serish u soll si humbese e zgjedhjeve ne politike kjo eshte e tmerrshme. BDI zgjodhi te mos zgjedhe as ne rastin e VMRO dhe as ne rastin e LSDM por mban pozicione te atij qe eshte rrahur dhe nuk e lene as te qaje duke cmontuar mitin e dikurshem te UCK se forte. BDI nuk i humbi 100 moje vota nga VMRO se ndryshe do ti humbte dhe VMRO ato por i humbi nga hajnat dhe mashtruesit qe e rrethojne Ali Ahmetin dhe qe ja shkaterruan nje jete me sakrifica. Ali Ahmeti eshte i vetmi Kryetar Partie i varfer me njerez super te pasur ne ate parti. Keta jane ata qe i humben zgjedhjet dhe jo Ali Ahmeti. Sot pozita e BDI eshte qesharake e ben ZAEV kryeminister dhe s ka as kurajo te hyje ne qeveri se nuk e le ndergjegja.

5. Nje nga nenkryetaret e kesaj partie dikur thoshte Nena Parti e Baba Ali por sot kur i ka ardhur tek karrigja e vet ky ja liron Nenen dhe Baben per interesa te veta personale. C’mund te bente BDI o ti shkonte deri ne fund perpjekjes se platformes se famshme duke qendruar teresisht ne qeveri ose te vinte kusht kush do te hyje ne qeveri me mua do te kete kryeminstrin shqiptar ose te ti qendronte marreveshjeve politike qe vete ka bere dhe te ruante stabilitetin e Maqedonise. Tani e tutje BDI do vazhdoje te mbaje mbledhjet ne mes te Shkupit tek Marriot por shqiptaret do shkojne ti zgjdhin punet e tyre tek zyra e Zoran Zaevit duke e lene te vetmuar zyren e Recices.“, ka shkruar Ilir Kulla në facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco