Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ekspertë nga Zvicra do të hetojnë vdekjen e Astrit Deharit

Ekspertë nga Zvicra do të hetojnë vdekjen e Astrit Deharit

13:51, 25/02/2017
A+ Aa A-

Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore të pjesës franceze në Zvicër është angazhuar nga familja e të ndjerit Astrit Dehari për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e tij.

Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë për media, prindërit e të ndjerit Dehari dhe avokati i familjes Tomë Gashi.

Astrit Dehari, aktivistit i Lëvizjes Vetëvendosje ka vdekur në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas një raporti të autopsisë që është bërë publik nga autoritetet vendore, “Dehari ka bërë vetëvrasje dhe vdekja e tij është shkaktuar nga pengesat në organet e frymëmarrjes”.

Por, me raportin asnjëherë nuk janë pajtuar familja e të ndjerit, njëkohësisht as Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e kanë vlerësuar raportin “të pabesueshëm”.

Babai i të ndjerit, Avni Dehari ka treguar se për të hetuar mënyrën e vdekjes se Astrit, kanë angazhuar ekspertë dhe hetues të pavarur ndërkombëtarë.

“Kemi kontraktuar më zyrtarë të disa Qendrave Universitare të MjekësisëLigjore në Bern, Cyrih dhe Gjenevë. Dhe në fund jemi përcaktuar që t’i angazhojmë ekspertët dhe hetuesit ndërkombëtar të Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore të pjesës franceze në Zvicër”, ka thënë Dehari.

Për këtë çështje në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë ku thuhet se “rasti i vdekjes së Astrit Deharit duhet të zbardhet në mënyrë të drejtë dhe transparente”, dhe “nëse familja kërkon hetim të vdekjes së Astrit Deharit jashtë vendit, atëherë Qeveria e Kosovës duhet t’ia mundësojë këtë duke hequr edhe shpenzimet”.

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, vazhdimisht ka ngritur dyshime rreth vdekjes së Astritit, dhe ka kërkuar ekspertizë gjithëpërfshirëse, pasi sipas tij, Dehari është vrarë dhe jo vetëvrarë.

Angazhimi i ekspertëve nga Bashkimi Evropian, thotë Gashi nuk do të mund të ndikohet nga ndonjë institucion në Kosovë.

“Ata kanë pranuar që të angazhojnë ekspertë më të mirë të këtij instituti dhe që ata do të merren më hetim të pavarur që nënkupton edhe ekspertiza përkatëse që ata i kërkojnë”.

“Dhe do të jenë të pandikuara nga Qeveria, të pandikuara nga Prokuroria Themelore në Prizrenit, të pandikuara nga Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren dhe të pandikuara nga askush".

Ndërkaq nëna e të ndjerit, Xhemile Dehari, ka thënë se do të pranojë çfarë do rezultati që do të nxjerr kjo Qendër Universitare.

“Juridikisht do ta pranojmë rezultatin, shpirtërisht kuptohet se jo”, është shprehur ajo.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës,i cilësuar si akt terrorist./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco