E ardhmja e shkëlqyeshme e Trepçës falë... seksit

E ardhmja e shkëlqyeshme e Trepçës falë... seksit

10:04, 25/02/2017
A+ Aa A-

E ardhmja e Trepçës është një sukses i garantuar. Kjo e ardhme e ndritur lidhet shumë me seksin.

Këtë e ka pohuar edhe një nga njerëzit që e njeh mirë gjigantin xehetaro-metalurgjik të Kosovës, shkruan Klan Kosova.

Në fakt, njëri nga metalet që prodhon Trepça, ndonëse tashmë vetëm në formë koncentrati, lidhet shumë më mundësitë seksuale të meshkujve.

Bëhet fjalë për zinkun, që bashkë me plumbin, janë prodhime më “krenare” të gjigandit mitrovicas.

Ky metal, zinku pra, është duke u kërkuar gjithnjë e më tepër nga industria farmaceutike për prodhimin e medikamenteve që rrisin potencën seksuale te gjinia më të fortë.

“Punët kanë me na u ndreq edhe ma mirë”, ka thënë ditë më parë njëri nga njohësit e Trepçës. “Zinku po lypet shumë për viagra”.

Personi në fjalë ka qeshur kur ka thënë kështu, por është shprehur i bindur se kjo është plotësisht e vërtetë.

Ai nuk ka elaboruar më tepër lidhjen funksionale mes viagras dhe zinkut, pos që ka thënë se “zinku po ndikojë diçka…”.

Por literatura thotë që metali në fjalë ndikon shumë në rritjen e potencës seksuale te meshkujt.

“Zinku i mundëson trupit të mashkullit të prodhojë testosterone. Për shkak të kësaj, niveli juaj i zinkut mund të ndikojë te mosereksioni”, thuhet mes tjerash te uebfaqja healthline.com, përcjell Klan Kosova.

Këtu po ashtu shkruan se “telashet me ereksionin paraqesin njërin nga problemet më madhore seksuale me të cilin përballen meshkujt”.

Aktualisht Trepça është duke prodhuar dhe shitur zink dhe plumb në formë koncentrati, me një çmim jashtëzakonisht të mirë, prej më tepër se 2 mijë e kusur dollarë për ton.

Por, siç ka thënë njohësi i rrethanave në këtë ndërmarrje të madhe, gjërat pritet të shkojnë edhe më mirë kur ajo të jetë në gjendje ta shesë zinkun dhe plumbin si metale të pastërta, pasi fitimi do të ishte shumë më i madh.

Kjo pritet të bëhet pas pak viteve, kur shkritoret dhe rafineritë ekzsituese për përpunimin e këtyre metaleve, të rifunksionalizohet.

E fakti se zinku po bëhet gjithnjë e më i kërkueshëm për prodhimin e ilaçeve që luftojnë “dobësitë seksuale” të meshkujve, atëherë e ardhmja e Trepçës nuk është kurrfarë tjetër, pos e shkëlqyeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco