Thaçi për Wall Street Journal: Me aeroplanë rusë, Serbia s’mund të bëhet lidere në rajon

Thaçi për Wall Street Journal: Me aeroplanë rusë, Serbia s’mund të bëhet lidere në rajon

16:21, 24/02/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për prestigjiozen amerikane “The Wall Street Journal” ka thënë se ka kaluar koha e dominimit në Ballkan.

Thaçi për WSJ-në ka thënë se çdo pretendim nga çdokush për ta prezantuar veten si një superfuqi në rajon, është i gabuar.

“Sidomos nëse ky pretendim përfshin avionët rusë”, ka thënë Thaçi për WSJ-në, transmeton KosovaPress.

Gazeta prestigjioze amerikane shkruan se shteti më i ri i Evropës bartë disa plagë të dukshme nga gjakderdhjet etnike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë dhe që detyruan administratën e Klintonit dhe NATO-n që ta bombardojë Serbinë në vitin 1999, derisa Sllobodan Millosheviqi ndaloi me shtypjen e shqiptarëve dhe largimin e tij nga Kosova.

Presidenti Thaçi në këtë intervistë ka thënë se asnjë vend nuk është lider i rajonit.

“Kjo është arsyeja pse Serbia i ka humbur të gjitha luftërat që i kishte filluar”, ka thënë Thaçi.

Në këtë intervistë për gazetën amerikane me ndikimin më të madh në botë, Thaçi ka thënë se bota dhe Evropa po ndryshojnë.

Sipas tij, nuk mund të mohohet fakti se demokracitë liberale janë lënduar.

“Të drejtat e njeriut si vlerë janë lënduar, si dhe vetë demokracia. Kjo është arsyeja pse ne e shohim një rritje në ideologjitë nacionaliste dhe autoritare”, ka thënë Thaçi për WSJ-në.

Presidenti Thaçi ka thënë se është punë e Beogradit “nëse ata duan të bëhen një bazë e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por mendoj se qytetarët e Serbisë duan një perspektivë evropiane, e jo të jenë një faktor destabilizues në rajon, ashtu siç ishin më parë”.

Megjithatë, sipas presidenti Thaçi, Kosova dhe Serbia janë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco