Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Apel: Mos e lavdëroni shumë Ali Ahmetin, i rrezikoni jetën dhe familjen!

Apel: Mos e lavdëroni shumë Ali Ahmetin, i rrezikoni jetën dhe familjen!

01:26, 24/02/2017
A+ Aa A-

(Letër e nënshkruar nga ish-pjesëtarë të UÇK-së)

Jemi të indinjuar nga disa portale dhe gazetarë të papërgjegjshëm të cilët për motive të dobëta lartësojnë figurën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në momentin që e lavdërojnë Ahmetin portalet dhe gazetarët, po besa edhe bashkëpartiakë të tij (në stilin “e dërgoi Gruevskin në histori”, “e gjunjëzoi Zaevin”, “e dridhi Maqedoninë”, e kështu me radhë), ata e bëjnë Ahmetin bashkë pjesëmarrës në të gjitha të këqijat që u kanë ndodhur shqiptarëve në Maqedoni gjatë këtyre viteve.

Me këtë, ata qëllimisht, ose pa vetëdije, rrezikojnë jetën e kryetarit të BDI-së. Sepse deri sa është Ali Ahmeti në qeveri, shqiptarët janë burgosur (Sopoti, Kumanova), janë vrarë (Harun Aliu, Lagja e trimave…), janë dënuar me burg të përjetshëm (Monstra,…), janë djegur (Gjorçe Petrovi,…), janë lënë pas dore (familjet e invalidëve dhe dëshmorëve), janë ofenduar (Enciklopedia). Ka shumë familjarë, ushtarë, bashkëluftëtarë të mllefosur për atë që u ka ndodhur shqiptarëve në Maqedoni. Në momentin kur mediumet dhe bashkëpartiakët e tij e lartësojnë Ahmetin në qiell, është logjike që familjarët, shokët, bashkëluftëtarët e atyre që kanë pësuar gjatë qeverisjes së BDI-së, të mendojnë se Ahmeti ka pasur forcë dhe mundësi t’i shpëtojë ata nga vrasja, likuidimi, arrestimi, djegia dhe ofendimi, por se nuk e ka bë qëllimisht një gjë të tillë. Secili prej tyre mund të parashtrojë pyetjen nëse Ahmeti na qenka aq i fortë pse nuk e pengoi të ndodhë Sopoti, vrasja e Harun Aliut me shokë, Gjorçe Petrovi, Lagja e Trimave, Monstra….

Kjo mund të ngjallë lloj-lloj ndjenja te familjarët dhe bashkëluftëtarët e viktimave të bashkëqeverisjes së BDI-së me partitë maqedonase, me çka përveç Ali Ahmetit, mund të rrezikohen edhe familjarët e tij. Për këtë arsye ju lusim për kujdes dhe mirëkuptim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco