FOTO/ Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, vdes vajza 20 vjeç

FOTO/ Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, vdes vajza 20 vjeç

20:33, 23/02/2017
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku ka humbur jetën menjëherë një vajzë e re.

Një lexues i “Indeksonline” ka thënë për redaksinë se ngjarja ka ndodhur para rreth një gjysmë ore.

Ndërsa, rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësja në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:45 policia ka marrë një thirrje për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Janë përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Personi që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar”, ka thënë ajo./Indeksonline/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco