Presidenti i Serbisë: Nuk do ta njohim Kosovën shtet!

Presidenti i Serbisë: Nuk do ta njohim Kosovën shtet!

10:13, 22/02/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç  ka thënë se ai ishte i pari i cili kishte thënë se njohja e Kosovës do të jetë një nga kushtet për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Nikoliç thotë se Serbia do të i përmbush të gjitha kushtet që janë kërkuar por jo edhe njohjen e Kosovës.

“BE-ja është një formë e organizimit ku duhet të jemi edhe ne”, theksoi kreu i shtetit serb për Radio Televizionin e Serbisë

Sipas tij, asnjë zyrtar evropian pos komisionarit për zgjerim Johannes Hahn nuk ia ka përmendur Serbisë këtë kusht por shtoi se Hahn i kishte thënë se “nuk mund të vazhdojmë nëse nuk bëjmë kontratë të fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe pa  politikë të përbashkët të jashtme”.

Nikoliq theksoi poashtu se duhet menduar edhe rreth asaj sesi  do të reagojnë parlamentet në vendet e BE, duke përfshirë Gjermaninë, si shtetet vendimtare. /Insajderi.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco