'Ndikimi' rus në Kosovë, Tahiri: Rusia i ka shfaqur haptas ambicjet

'Ndikimi' rus në Kosovë, Tahiri: Rusia i ka shfaqur haptas ambicjet

07:18, 22/02/2017
A+ Aa A-

Autoritetet në Prishtinë kanë tërhequr vërejtjen për, siç thonë, ‘rritjen e ndikimit rus në rajon’ dhe rrjedhimisht, sipas tyre, ‘edhe në territorin e Kosovës’.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë gjatë punimeve të një konference të Komisioneve të Punëve të Jashtme të vendeve evropiane, ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri, duke theksuar se 'Rusia ka shfaqur hapur ambiciet për të rritur ndikimin në rajon'.

Rritja e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit, sipas zyrtarëve në Prishtinë, po bëhet në kohën e, siç thonë, ‘problemeve të brendshme të BE-së dhe paqartësisë së perspektivës evropiane për vendet e rajonit”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se “aktivitetet destruktive të cilat po ndodhin në rajon kanë prapavijë politike dhe tendenca ruse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco