Ali Ahmeti: Kërkojmë zgjidhje në të mirë të qytetarëve

Ali Ahmeti: Kërkojmë zgjidhje në të mirë të qytetarëve

02:59, 22/02/2017
A+ Aa A-

Pas takimit që realizoi sonte me liderin e LSDM-së, kreu i integristëve Ali Ahmeti u shpreh se pasrtitë politike po kërkojnë një zgjidhje që do të garantoj stabilitet politik dhe ekonomik për vendin.

“Me kreun e LSDM-së kemi biseduar për shumë tema, për dallimet që ekzistojnë mes neve, për Kushtetutën e RM-së, për gjendjen politike në të cilën ndodhet vendi jonë, çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve”, deklaroi pas takimit kreu i BDI_së Ali Ahmeti, sipas të cilit ky komunikim do të vazhdoj edhe më tej, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje e cila do të siguroj stabilitet politik ashtu edhe ekonomik për vendin.

“BDI do ti ftoj organet drejtuese të partisë, ti vazhdoj analizat dhe të shoh dhe të vendos për opsionin më të pranueshëm dhe më të dobishëm për vendin por edhe për qytetarët e sajë. Janë biseduar shumë gjëra që kanë mbetur pa harmonizuar, mbetet çështje e ekspertëve të cilët do ti përmbyllim çështjet për të cilat ka dallime. Tash nuk bëhet fjalë për koalicionime, I gjithë takimi ka shkuar duke pare se ku janë dallimet substanciale mes dy subjekteve politike”, deklaroi Ahmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco