Të dënuarit e “Sopoti”-it: Politikanët vetëm na kanë gënjyer

Të dënuarit e “Sopoti”-it: Politikanët vetëm na kanë gënjyer

00:21, 22/02/2017
A+ Aa A-

I dënuari i rastit “Sopoti” Samet Lutfiu, tha se të dënuarve vetëm gjykatat nuk iu bësojnë ndërsa falenderoi të gjitha organizatat për të drejtat e njeriut në vend për mbështetjen që ua kanë dhënë, duke shtuar se më së shumti në ndihmë u kanë dalë gazetarët dhe mediat.

“Për politikanët më të mos folim. Ka kemi shku vetëm na kanë rrejtë, kurr hajr nuk kemi pa. Juve gazetarëve ju kemi pas si krah të djathtë. Nuk di më çka të them, gjitha argumentet janë në anën tonë. Asnjëri prej politikanëve nuk është interesuar për rastin tonë. Rrena sa të duash, e punë me na kry jo”, deklaroi Samet Lutfiu në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA.

Lutfiu foli edhe për vajzën e tij të vogël e cila e ka humbur të dëgjuarit, ditën kur forcat speciale e kanë arrestuar babanë e saj, dhe tha se edhe mjekët e kanë konfirmuar se nuk ka dëmtim në veshë, por e ka humbur të dëgjuarit si pasojë e stresit nga traumat e arrestimit të të atit.

Gjithashtu edhe i dënuari tjetër i rastit “Sopoti”, Shaban Limani, akuzoi politikanët se aspak nuk janë interesuar për gjendjen e tyre dhe tha se këtë rast të montuar e zgjidh vetëm politika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco