E mbijetuara e Holokaustit vjen në Kosovë

E mbijetuara e Holokaustit vjen në Kosovë

14:27, 24/01/2017
A+ Aa A-

Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova me 26-27 janar do të organizojë Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore te Holokaustit, ku këtë vit si mysafire speciale do të jetë Ester Levi, e lindur në Mitrovicë dhe e  mbijetuar e Holokaustit së bashku me vajzën e saj Yafa Asraf. Ky organizim do të jetë i pasur edhe me një program.

Në këtë organizim do të interpretohet himni shtetëror i Kosovës dhe Izraelit, ndërsa fjala hyrëse do të mbahet nga kryetari i kësaj Bashkësie, Ruzhdi Shkodra.

Po ashtu, të pranishmëve do t'u drejtohet me një fjalë rasti edhe e mbijetuara e Holokaustit Stela(Esther) Levi. Më pas do të shfaqet dokumentari dedikuar të mbijetuarës së Holokaustit në Kosovë.

Ndryshe, Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova është një shoqatë që afirmon marrëdhëniet kulturore në mes të popullit të Kosovës dhe Izraelit.

Aktivitetet e shoqatës që nga themelimi, kanë ndikuar në njohjen sa më të mirë të të dy popujve tanë, të kaluarës si dhe vlerave që ndajmë si dy popuj, me një histori të gjatë dhe po ashtu me shumë vuajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco