Çmenduri gjatë ahengut, plagos kushërirën me armë

Çmenduri gjatë ahengut, plagos kushërirën me armë

17:54, 03/10/2016
A+ Aa A-

Një person ka plagosur kushërirën e tij me “Kallashnikov” dje në Kosovë, teksa gjuante me armën në mënyrë të pakontrolluar gjatë një ahengu familjar, raportojnë mediat lokale.

Policia e Rajonit të Gjilanit njofton se një grua është plagosur nga të shtënat e pakontrolluara me “Kallashnikov” gjatë një ahengu familjar. Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:30, në fshatin Karaqevë të Kamenicës.

Pasi kanë marrë njoftimin për ngjarjen, efektivë të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar një armë “Kallashnikov”, një karikator të zbrazët dhe si dëshmi dy gëzhoja plumbash.

Nga hetimet e para, Policia ka kuptuar se i dyshuari, gjatë një ahengu familjar, ka gjuajtur me “Kallashnikov” dy herë në mënyrë të pakontrolluar, dhe ka plagosur në kraharor kushërirën e tij.

“Viktima ?sht? dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është në përmirësim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco